E shtuna me temperatura deri 23 gradë Celsius
Aktuale
November 01, 2025 - 07:57
Këtë të shtunë pritet të mbajë mot me diell dhe me vranësira të shpërndara.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se temperaturat do të lëvizin nga -1 deri në 23 gradë Celsius.
“Mot me diell dhe me vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-23 gradë Celsius”, njofton IHMK-ja.
Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-4m/s.