Pronari i kompanisë ndërtuese të urës në Ibër: Krejt punishten e ka marrë uji, krim nga dora e njeriut
Aktuale
November 01, 2025 - 08:09
Pronari i “Edi Company”, Jahir Nimani, kompania e të cilit ka qenë duke kryer punët në punishten që e mori uji në lumin Ibër ku po ndërtohet ura për këmbësorë, ka thënë se ajo që ka ndodhur atje është një krim për të cilin duhet dhënë llogari.
Ai tha se uji i ka shkaktuar dëm të madh në materiale e pajisjet e punës që kanë qenë aty.
“Ky është krim dhe xhelozi ndaj punës që po bëhet për të mirën e popullit dhe të shtetit të Kosovës. Ky është krim shumë i madh. Krejt punishten e ka marrë komplet uji. Pikërisht një qëllim i caktuar që e ka lëshuar dorë e njeriut. Duhet me i bë thirrje edhe policisë edhe prokurorisë që ta hetojë rastin”, tha ai për portalet në Mitrovicë.