Kurti: Zahir Pajaziti u bë simbol i përkushtimit për liri
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, bëri homazhe pranë varrit të Zahir Pajazitit, me rastin e ditëlindjes së tij.
Kurti tha se Zahir Pajaziti është një nga pararendësit e luftës çlirimtare dhe një veprimtar i jashtëzakonshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Kurti theksoi se Pajaziti, bashkë me të shoqëruarit e tij Hakif Zejnullahu e Edmond Hoxha, u bë simbol i përkushtimit për liri.
“Jemi ardhë këtu që të bëjmë nderime te varri i Zahir Pajazitit, këtij pararendësi të luftës çlirimtare i cili ishte veprimtar i jashtëzakonshëm dhe luftëtar i paepur që u bë sinonim i kushtrimit për liri bashkë me Hakif Zejnullahu e Edmond Hoxhën. Pajziti pa i mbushur ende 35 vite ra herokisht në ballafaqim me forcat armike e okupatorit të Serbisë në Pestovë të Vushtrrisë, pasi që kishte kryer shumë aksione clirimtare të cilët i paraprinë luftës së lavdrishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Zahir Pajaziti është emri i cili kujtohet nga populli mbarë, është frymëzim për Ushtrinë e Kosovës, për forcat tona të ushtrisë”, deklaroi Kurti para mediave.
Sipas Kurtit, emri i Pajazitit mbetet i gjallë në kujtesën e popullit dhe frymëzim për ushtrinë e Kosovës dhe forcave tona të armatosura./teve1.info/