36 vjet nga rënia e Fahri Fazliut dhe Afrim Zhitisë, Rama: E kemi obligim të punojmë për Kosovën

36 vjet nga rënia e Fahri Fazliut dhe Afrim Zhitisë, Rama: E kemi obligim të punojmë për Kosovën

Aktuale November 02, 2025 - 19:58

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka vizituar familjen e heroit Fahri Fazliu.

Në 36-vjetorin e rënies së Fazliut bashkë mr Afrim Zhitinë, Rama tha se të dy u kthyen në simbol të qendresës.

“Ndjehem më se i nderuar që sot vizitova familjen e heroit tonë kombëtar, Fahri Fazliu, trashëgimia e të cilit jeton dhe nderohet çdo ditë nga brezat që frymëzohen me veprën e tij. Sot përulemi me respekt dhe krenari përpara veprës së lavdishme të heronjve të kombit, Fahri Fazliu dhe Afrim Zhitia që më 2 nëntor 1989, në Prishtinë, ranë heroikisht duke vulosur me gjakun e tyre rrugën drejt lirisë së Kosovës”, ka shkruar Rama.

Ai tha se të gjithë e kanë obligim të punojnë për Kosovën.

“Ata u përballën me forcën e pushtuesit me guxim të pashoq, duke mbetur përjetësisht simbol i qëndresës dhe i dashurisë për atdheun. Është obligim i yni që të punojmë me përkushtim për Republikën për të cilën ata ranë!”, ka shkruar Rama.