KRM “Pastrimi” vazhdon punimet për mirëmbajtjen e hapësirave publike
Aktuale
November 03, 2025 - 09:42
Ekipet e kompanisë rajonale të mbeturinave “Pastrimi” kanë vijuar aktivitetet në terren për pastrimin dhe mirëmbajtjen e hapësirave publike në kryeqytet.
Punimet kanë përfshirë pastrimin e sipërfaqeve publike, krasitjen e degëve, sistemimin e kanaleve anësore, si dhe mirëmbajtjen e koshave të mbeturinave.
Në kuadër të këtyre veprimeve, kompania ka zëvendësuar edhe kontejnerët e vjetër me të rinj, me qëllim përmirësimin e kushteve të grumbullimit të mbeturinave dhe rritjen e standardeve të pastërtisë në lagje.
Nga kompania është bërë e ditur se përpjekjet për një qytet më të pastër do të vazhdojnë me intensitet të shtuar, ndërsa theksohet se pastërtia mbetet përgjegjësi e përbashkët e institucioneve dhe qytetarëve.