Mblidhet LVV-ja, do të votohet mandatari për kryeministër
Aktuale
November 04, 2025 - 11:38
Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje do të mblidhet sot për të caktuar mandatarin e ri për kryeministër.
Në rendin e ditës të kësaj mbledhjeje, siç ka mësuar Tëvë1, mbledhja do të mbahet në orën 12:00.
Të dielën qeveria “Kurti III” nuk mori votat e mjaftueshme në Kuvend.
Partitë ish-opozitare kanë thënë se nuk do të provojnë të formojnë qeveri, duke kërkuar zgjedhje.
Në takimin e presidentes Osmani me liderët e partive politike nuk u arrit ndonjë marrëveshje. Aty u tha se Kurti kërkoi të provojë edhe një herë formimin e qeverisë.
Nga LVV-ja kanë thënë se nuk kanë mandatar tjetër pos Kurti për kryeministër, ndërsa sipas njohësve të Kushtetutës, Kurti nuk i lejohet në këtë moment të jetë mandatar.
