Osmani: FSK-ja, gjithmonë në shërbim të atdheut
Foto: Laura Hasani

Osmani: FSK-ja, gjithmonë në shërbim të atdheut

Aktuale November 04, 2025 - 14:55

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ndarë në rrjetet sociale pamje të Njësisë së Operacioneve Speciale të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), duke theksuar gatishmërinë dhe përkushtimin e saj ndaj vendit.

Në postimin e saj, Osmani shkruan se kjo njësi është stërvitur dhe përgatitur sipas doktrinës së Shteteve të Bashkuara, me qëllim mbrojtjen e atdheut në çdo moment dhe çdo pjesë të Kosovës.

“Njësia e Operacioneve Speciale e FSK-së: gjithmonë gati, gjithmonë në shërbim të atdheut”, shkroi presidentja Osmani.