Murati: Edhe mandatari i dytë ka 15 ditë kohë për të siguruar shumicën
Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murtari ka thënë se Kushtetuta e lejon mundësinë e mandatarit të dytë për formimin e qeverisë.
Ai ka thënë se vendi nuk mund të shkojë në zgjedhje pa u tentuar për herë të dytë zgjedhja e qeverisë.
“Kushtetuta jo rastësisht e parasheh edhe mundësinë e mandatarit të dytë për formim të qeverisë, në rast se dështon i pari. Madje mënyra se si është e shkruar Kushtetuta, pothuajse nuk jep hapësirë që të mos ketë mandatar të dytë. Pra vendi shkon në zgjedhje pa e tentuar herën e dytë, vetëm nëse asnjë subjekt nuk është i interesuar për tentativën e dytë. Sepse synimi është që të shfrytëzohet çdo mundësi për formim të qeverisë para se vendi të dërgohet përsëri në zgjedhje”, ka thënë ai.
Madje, ai ka thënë se sikurse në rastin e mandatarit të parë edhe për herë të dytë sipas Kushtetutës duhen 15 ditë kohë për të siguruar shumicën.
“Dhe ngjashëm sikurse mandatari i parë, edhe i dyti, sipas Kushtetutës i ka 15 ditë kohë për të siguruar shumicën e nevojshme. Vendimi për mandatar të dytë është në diskrecion të Presidentes, e cila mandaton personin që ka GJASAT MË TË MËDHA për të formuar qeverinë”, ka shkruar Murati.
Lëvizja Vetëvendosje sot ka mandatar Glauk Konjufcën për kryeministër, pas dështimit të Kurtit për ta formuar Qeverinë Kurti III.