Osmani shpreson qe partitë të arrijnë dakordim pasi mandatoi Konjufcën
Aktuale
November 04, 2025 - 19:51
Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se shpreson që partitë të arrijnë një dakordim dhe të shmangin zgjedhjet.
Këto fjalë i tha sot pasi mandatoi Glauk Konjufcën e Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër të vendit.
“Ka akoma hapësirë që partitë të arrijnë dakordim. Nuk dua të dorëzohemi nga përpjekjet”, ka deklaruar Osmani, njofton klankosova.
“Dua të jem optimiste dhe dua që të gjitha partitë politike ta vendosin interesin e shtetit të parin, sepse shumë me më rëndësi se sa zgjedhjet të mbahen në cilën datë, është çka bëjmë në këtë hapësirë para zgjedhjeve. Shpresa ime është që ka hapësirë për diskutime mes partive”.