Profesori në Beograd: Vuçiqi nuk është president, por rrëmbyes e uzurpator i postit
Profesori universitar në Beograd, Ivan Videnoviq ka drejtuar kritika të mëdha ndaj regjimit të Aleksandar Vuçiq, duke thënë se ai nuk duhet të quhet president i Serbisë meqenëse i njëjti e ka rrëmbyer postin e të parit të këtij vendi.
Këto deklarata, Videnoviq i bëri në një intervistë në “Slobodana Bosna”, teksa komenton situatën aktuale në Serbi, e cila është përballur me një tubim madhështor që nuk kishte ndodhur në dekada në Novi Sad.
Ai ka tërhequr paralele mes Sllobodan Millosheviqit dhe Aleksandar Vuçiq, pa çka tha se Serbia tani është më e rrënuar se kurrë më parë.
“Pas tubimit madhështor në Novi Sad, ku qytetarë nga të gjitha pjesët e Serbisë erdhën për të nderuar viktimat e rënies së kulmit mbulues në stacionin hekurudhor, Aleksandar Vuçiq, presidenti i Serbisë, u përpoq ta minimizojë ngjarjen, duke tentuar të zvogëlojë rëndësinë e saj dhe numrin e pjesëmarrësve. Para së gjithash, duhet ta ndryshojmë gjuhën me të cilën flasim për Aleksandar Vuçiqin. Aleksandar Vuçiq nuk është president i Serbisë dhe duhet të ndalojmë ta quajmë ashtu. Ai është një rrëmbyes i funksionit të presidentit të republikës prej nëntë vjetësh dhe uzurpator i pushtetit në Serbi prej katërmbëdhjetë vjetësh”, është shprehur Videnoviq.
Ndonëse në pushtet të çon një mbështetje e popullit, shtetin e të cilit do ta udhëheqësh, por ngjashëm nuk vlerësohet të ketë ndodhur me pushtetin e Aleksandar Vuçiq, pasi që profesori në Beograd po vlerëson se ai asnjëherë nuk ka fituar në zgjedhjet e lira, por që vetëm ka blerë vota e ka frikësuar e kërcënuar.
“Aleksandar Vuçiq nuk ka fituar kurrë askënd në zgjedhje të lira, të ndershme dhe të painfluencuara – pa pagesa, pa frikësime dhe kërcënime ndaj punonjësve të sektorit publik, pa votues të paguar nga jashtë dhe pa manipulime përmes ndikimit mbi mediat”, ka deklaruar ndër të tjerash.