Vuçiqi në Bruksel me përfaqësuesin e BE-së: Asociacioni element kyç për zgjidhje të qëndrueshme

Vuçiqi në Bruksel me përfaqësuesin e BE-së: Asociacioni element kyç për zgjidhje të qëndrueshme

Aktuale November 04, 2025 - 23:32

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është takuar në Bruksel me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, Peter Sorensen.

Pas takimit, Vuçiq deklaroi se Serbia mbetet e përkushtuar ndaj dialogut nën ndërmjetësimin e BE-së, duke e cilësuar atë si “të vetmin kornizë që mund të garantojë paqe, stabilitet për të gjithë që jetojnë në Kosovë”.

Ai theksoi se ‘biseda ishte e fokusuar në zbatimin e plotë të marrëveshjeve të arritura, deeskalimin e situatës në terren dhe garantimin e sigurisë së komunitetit serb në Kosovë’. Vuçiq veçoi formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe si “element kyç për një zgjidhje të qëndrueshme”.

Presidenti serb shtoi se Serbia do të mbetet “partner i besueshëm dhe konstruktiv, i gatshëm për kompromis të përgjegjshëm”, duke respektuar detyrimet ndërkombëtare dhe parimet e së drejtës ndërkombëtare.

Ai falënderoi përfaqësuesit e BE-së për angazhimin e tyre dhe theksoi se kontaktet do të vazhdojnë për ruajtjen e paqes dhe normalizimin e jetës së qytetarëve.