Vetëvendosja dhuron gjak në kujtim të Astrit Deharit
Aktuale
November 05, 2025 - 17:19
Në 9-vjetorin e ndarjes nga jeta të Astrit Deharit, Lëvizja Vetëvendosje organizoi aktivitetin tradicional të dhurimit vullnetar të gjakut, si shenjë kujtimi dhe vazhdim i frymës solidare që ai përfaqësonte.
Në këtë aktivitet morën pjesë aktivistë të Lëvizjes, studentë, mjekë e qytetarë, përfshirë edhe kryeministrin në detyrë Albin Kurti, kryetarin e Kuvendit Dimal Basha, sekretarin organizativ Alim Rama, deputetë e anëtarë të tjerë të partisë.