Osmani takon Pratipatin, diskutojnë për zhvillimet e fundit në vend

Osmani takon Pratipatin, diskutojnë për zhvillimet e fundit në vend

Aktuale November 05, 2025 - 19:20

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur dje në takim të ngarkuarën me punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Pratipati.

Sipas njoftimit nga Presidenca, gjatë takimit u diskutua për zhvillimet e fundit në vend, përfshirë edhe çështjet që lidhen me sigurinë.

Presidentja Osmani ka rikonfirmuar përkushtimin e institucioneve të Kosovës për avancimin e bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara, duke e cilësuar partneritetin me SHBA-të si strategjik dhe thelbësor për suksesin dhe stabilitetin e vendit.