Moti sot, me vranësira dhe intervale me diell
Foto: Laura Hasani

Moti sot, me vranësira dhe intervale me diell

Aktuale November 06, 2025 - 08:02

Sot parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell gjatë ditës, ku mund të ketë ndonjë reshje të izoluar. Në mbrëmje vonë pritet gradualisht të ketë intensifikim të reshjeve me karakter lokal.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, me shpejtësi prej 8-23 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 4 deri në 6° C, ndërsa ato maksimale prej 11 deri në 14° C.