Refuzohet pjesërisht kërkesëpadia e Elbert Krasniqit për shpifje ndaj Veton Berishës

Refuzohet pjesërisht kërkesëpadia e Elbert Krasniqit për shpifje ndaj Veton Berishës

Aktuale November 06, 2025 - 10:29

Gjykata Themelore në Pejë, Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni Civil, ka refuzuar pjesërisht si të pabazuar kërkesëpadinë e parashtruar nga paditësi Elbert Krasniqi kundër të paditurit Veton Berisha.

Gjykata ka njoftuar po ashtu, se ka hedhur pjesërisht kërkesëpadinë si të palejuar (pasafatshme) për disa nga deklaratat e pretenduara, ndërsa ka obliguar paditësin që të paditurit t’i kompensojë shpenzimet e procedurës kontestimore në shumën prej 374 eurove, në afat prej 15 ditësh nga dita e pranimit të aktgjykimit, nën kërcënimin e përmbarimit me detyrim.

“Kundër këtij Aktgjykimi palët kanë të drejtë ankese në afat prej 15 ditësh nga dita e pranimit të këtij aktgjykimi, Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes kësaj Gjykate”, thuhet në njoftimin e Gjykatës. /Zëri