Mot më i paqëndrueshëm nga e premtja, shi dhe ulje temperaturash në gjithë vendin
Foto: Laura Hasani

Mot më i paqëndrueshëm nga e premtja, shi dhe ulje temperaturash në gjithë vendin

Aktuale November 06, 2025 - 18:59

Periudhë më jostabile do të përfshijë vendin e rajonin ditëve të ardhshme.

Të reshura lokale shiu do të shtrihen në pjesë të vendit që në orët e hershme të mëngjesit të ditës së premte, duke vazhduar kohë pas kohe deri në orët e mbrëmjes. Në aspektin termik do të jetë më ftohtë, me temperatura minimale që zbresin deri në 6C e 7C, e ato maksimale gjatë ditës, vetëm prej 10C e 11C. Kryesisht dominojnë qetësit, e frynë herë-herë erë e lehtë nga krahu verior 1-3m/s.

Më shumë të reshura shiu po parashihen orëve të para të ditës së shtunë, e gjatë ditës do të jenë më të izoluara, si riga lokale. Kohë pas kohe reshje të dobëta shiu paraqiten edhe ditën e diel dhe të hënë.

Të martën më pas pushojnë, por se vranësirat do të dominojnë mbi vend.

Temperaturat marrin një trend të rritjes në fundjavë, me maksimale deri në 15C, e më pas pësojnë rënie deri në 11C. Minimalet luhaten ndërmjet 6C e 9C.

Erërat ndryshojnë drejtimin në fundjavë, nga juglindja e jugu, e frynë me hove deri në 12m/s. /MendimiperMotin