Edi Rama poston pamjet, hidhen në erë vilat pa leje në Sauk [video]
Aktuale
November 07, 2025 - 19:16
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka shembur me shpërthim të kontrolluar tre vila pa leje që po ndërtoheshin pa leje në Sauk të Tiranës.
Pamjet i ka shpërndarë në rrjetet sociale kryeministri shqiptar Edi Rama, i cili paralajmëron se operacioni nuk do të ndalet.
“Nuk mund të ndërtohen vila të shtrenjta për qëllime fitimi në dëm të ligjit e në kurriz të komuniteti. Operacioni nuk do të ndalet askund dhe përballë askujt, deri kur asnjë të mos e mendojë fare më se mund të ndërtojë metra katrorë pa leje”, njoftoi Rama.
Kujtojmë se për rastin në fjalë janë arrestuar pesë punonjës të IMT-së, inxhinieri dhe drejtuesja teknike. Gjashtë persona të tjerë janë shpallur në kërkim, mes tyre edhe administratorët.