Dalja në votime deri në orën 13:00, vetëm mbi 13 për qind
Aktuale
November 09, 2025 - 13:31
Dalja në votime në 18 komunat e vendit ku po zhvillohet balotazhi për kryetar komune vazhdon të jetë e ulët.
Deri në orën 13:00 kanë votuar vetëm 176 mijë e 537 qytetarë, apo 13.41 për qind e mbi 1 milion qytetarëve me të drejtë vote në këto komuna, sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
