Konjufca thotë se s’ka takuar asnjë parti për t’i bërë numrat për qeveri
Aktuale
November 09, 2025 - 18:32
Mandatari nga presidentja e vendit Vjosa Osmani për të formuar qeverinë, Glauk Konjufca, ka folur sot në lidhje me hapat drejt formimit të qeverisë së re.
Konjufca ka thënë se nuk ka realizuar asnjë takim, pasi tha se thirrjen e ka bërë ditën e nominimit nga partia e tij, ai tha në Klan Kosova tha se, ka kërkuar nga partitë që të votojnë qeverinë e tij, pasi siç tha nuk do të zgjasë deri në vitin 2029, transmeton Zeri.info.
“Ju kam bërë thirrje, nuk kemi realizuar takime të drejtpërdrejta partiake, koncepti që unë e kam shpjeguar edhe para gazetarëve, ju thash se do jetë një qeveri pa koalicione partiake, sepse nuk mendoj që do jetë një qeveri që do të zgjasë deri në vitin 2029”, u shpreh Konjufca. /Zëri