Kurti: IKKL po forcon rolin si mekanizëm qendror për dokumentimin e krimeve të luftës

Kurti: IKKL po forcon rolin si mekanizëm qendror për dokumentimin e krimeve të luftës

Aktuale November 10, 2025 - 19:10

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vizituar sot Institutin e Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë (IKKL), ku është prezantuar raporti vjetor i punës së këtij institucioni.

Ai ka theksuar rëndësinë e misionit të IKKL-së për dokumentimin e së vërtetës historike dhe për ruajtjen e kujtesës kolektive të popullit të Kosovës.

“Instituti që e themeluam në nëntor të vitit 2023, tani me 39 të punësuar dhe gjashtë zyre rajonale, po vazhdon misionin e qartë dhe fisnik, dokumentimin e së vërtetës historike,” ka shkruar Kurti në një postim në Facebook.

Kurti ka theksuar se Qeveria do të vazhdojë ta mbështesë fuqishëm këtë institut në misionin e tij për drejtësi dhe të vërtetë historike.

“Me vendosmërinë tonë për të mos harruar, Qeveria e Republikës së Kosovës do të vazhdojë ta mbështesë fuqishëm Institutin e Krimeve të Kryera Gjatë Luftës. Për të mos lejuar që krimet të kalojnë në heshtje dhe për të kërkuar drejtësi për krimet e kryera nga Serbia”, ka theksuar Kurti.

Kurti ka theksuar se Qeveria do të vazhdojë ta mbështesë fuqishëm këtë institut në misionin e tij për drejtësi dhe të vërtetë historike.

“Me vendosmërinë tonë për të mos harruar, Qeveria e Republikës së Kosovës do të vazhdojë ta mbështesë fuqishëm Institutin e Krimeve të Kryera Gjatë Luftës. Për të mos lejuar që krimet të kalojnë në heshtje dhe për të kërkuar drejtësi për krimet e kryera nga Serbia”, shtoi ai.