Hill: Nuk isha kundër Rugovës, qëllimi im zbatimi i politikës amerikane për paqe në Kosovë

Hill: Nuk isha kundër Rugovës, qëllimi im zbatimi i politikës amerikane për paqe në Kosovë

Aktuale November 11, 2025 - 11:51

Sot në Gjykatën Speciale në Hagë po dëshmon ish-ambasadori amerikan, Christopher Hill.

Ai u pyet nga avokati Dixon në lidhje me një deklaratë të tij në një intervistë me Blerim Shalën, ku thoshte se Rugova ishte i tmerrshëm dhe nuk ishte i gatshëm për atë detyrë.

“Përfaqësuesit e UÇK-së donin medoemos të thonin se Rugova nuk ishte personi i duhur për këtë detyrë. Kur kam biseduar me Blerim Shalën me këtë ishte komunikim zhargon dhe mund të hasni në terma të tilla”, ka thënë Hilli.

Ai ka thënë se vështirësitë mes shqiptarëve dhe mospajtimet mes tyre nuk ishin shqetësimi i tij.

“Shqetësimi im është që të zhvilloja politikën amerikane, që të gjeja një mënyrë që Beogradi dhe grupet e ndryshme në Kosovë të gjenin një mirëkuptim dhe të përfundonte konflikti”, ka thënë Hilli.

Hilli është pyetur edhe në lidhje me një plan për Policinë lokale, për çka tha se nuk i kujtohen elemente të kësaj marrëveshje, por se në marrëveshjen e Daytonit kishin në shtojcë në vete kushtuar forcave policore.

“Nuk më kujtohet sot, por besoj që është diskutuar në funksion të policimit në atë kohë në kontekstin e kësaj marrëveshje. Ju e dini që zgjidhja më e mirë për Kosovën ishte qeverisja lokale dhe policia lokale të jetë pjesë e saj. Policia lokale është diçka që konsiderohet në gjithë botën si shërbimi më i mirë për të zbatuar ligjin, pra të kesh policinë afër komunitetit”, ka thënë Hilli.

Ai ka thënë se nuk i kujtohet ndonjë bisedë me UÇK-në për policimin lokal, përveç faktit që shqiptarët e Kosovës donin një shtet të bashkuar dhe nuk donin një situatë ku një pjesë e popullatës raportonte Beogradit dhe jo komandantëve në Prishtinë.

“Mendoj se kjo është e vërtetë sa kam unë dijeni, mendoj se ekzistonte shqetësimi se kur diskutonim për policinë lokale, ishte një plan për të mbajtur strukturën e përgjithshme në Beograd si ombrellë, dhe prandaj kishte skepticizëm të kjo Polici kur përdorej fjala lokale. Sidoqoftë, unë mendoj se nga ana e tyre më shumë se nga ana ime ekzistonte nocioni se kjo organizatë që do kontrolloj policinë rrjedhimisht do kontrolloj edhe Kosovën. Dhe thanë se për faktin që zbatimi i ligjit është ndër shtyllat kryesore të kontrollit, unë parapëlqej të flas për shërbime lokale edhe duke pas këto shërbime lokale do të kishte autonomi, megjithatë u fokusuam më tepër se duhej të policia lokale, se paku personat që mendonin se problematikat fillojnë dhe mbarojnë me çështjet e sigurisë”, ka thënë Hilli.

Ai ka thënë se nuk përfaqësonte grupe të caktuara të Kosovës e as të Serbisë, por SHBA-në dhe se edhe në bisedat me Albrightin dhe Holbrooken bëhej plan për autonomi.

“Unë përfaqësoja SHBA-në dhe në bisedat me Albrightin dhe Holbrooken në bënim plan për autonomi, sepse ky plan do të ndalte dhunën dhe do të ndihmonte situatën dhe ne do të vazhdonim më tej për ta bërë Ballkanin pjesë të Evropës”, ka thënë Hilli. /Lajmi.net