Christopher Hill: Kur morëm përgjigje nga Rexhep Selimi, meduam se ai po përfaqësonte opinionet e Grupit të Drenicës

Christopher Hill: Kur morëm përgjigje nga Rexhep Selimi, meduam se ai po përfaqësonte opinionet e Grupit të Drenicës

Aktuale November 11, 2025 - 16:10

Christohper Hill gjatë dëshmisë së tij në Hagë tha se kishte opinione të vlefshme për pozitën e Rexhep Selimit në UÇK.

Ndërsa, duke folur për takimin në Likoc që kishte ndodhur më 29 korrik 1998, Hill tha se menduan që Selimi do kishte pozicionin që të jepte përgjigje për propozimin e tyre për një grup negociator me Serbinë.

Kurse, Hill tha se kur nuk morën përgjigje nga Selimi, kuptuan që përfaqësonte opinione të Grupit të Drenicës, të cilit edhe i takonte.

“Ne kuptuam se Selimi do të ishte në pozicion që të na jepte përgjigje. Por, në fakt ishte nga Grupi i Drenicës. Në situatën kur nuk morëm përgjigje, atëherë ne menduam se ai thjesht po përfaqësonte disa opinione të Grupit të Drenicës”, tha Hill.

Dëshmitari tha se nuk i kujtohet nëse Sylejman Selimi, Bislim Zyrapi dhe Sami Lushtaku ishin në këtë takim në Likoc. Madje, për Zyrapin tha se nuk i kujtohet si emër se kush ishte.

Në takimin në Likoc, dëshmitari tha se ka pasur edhe persona të tjerë por që nuk i kujtohet të ketë folur me ata përveç se me Rexhep Selimin.

Dëshmitari tha se me Thaçin nuk është takuar më përpara takimit në Dragobil. Por, ai shtoi se emri i tij përmendej si dikush me të cilin ai duhej të takohej. /BetimipërDrejtësi