Drejtori i Policisë së Kosovës takon komandantin e KFOR-it, gjeneralin Ozkan Ulutas

Drejtori i Policisë së Kosovës takon komandantin e KFOR-it, gjeneralin Ozkan Ulutas

Aktuale November 13, 2025 - 16:30

Prishtinë, 13 nëntor 2025 – Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, ka pritur sot në takim komandantin e KFOR-it, gjeneralin Ozkan Ulutas, i cili ishte i shoqëruar nga stafi i tij.

Gjatë takimit u diskutuan tema të ndryshme me interes për sigurinë në Republikën e Kosovës, me theks të veçantë në bashkëpunimin ndërmjet Policisë së Kosovës dhe KFOR-it.

Të dyja palët konfirmuan vazhdimin dhe forcimin e bashkëpunimit, me qëllim të avancimit të shkëmbimit të informacioneve dhe ruajtjes së një ambienti të qetë e të sigurt për të gjithë qytetarët.

Në takim u theksua rëndësia e aktiviteteve të përbashkëta midis PK-së dhe KFOR-it, të cilat kanë ndikim të drejtpërdrejtë në stabilitetin e përgjithshëm të vendit, përfshirë edhe veriun e Kosovës.

Në përmbyllje, koloneli Hoxha dhe gjenerali Ulutas u pajtuan se vazhdimi i bashkëpunimit dhe mirëbesimit të ndërsjellë do të kontribuojë në rritjen e mëtejshme të nivelit të sigurisë në vend.