Behrami: Hilli foli nga perspektiva që s’ishte shumë i afërt me UÇK-në, kjo e bën atë dëshmitarin më kredibil të mbrojtjes
Deputeti PDK-së, Artan Behrami, ka folur për dëshminë e ish-ambasadorit Christopher Hill në Dhomat e Specializuara të Hagës.
Behrami ka thënë se fakti që Hill dëshmon nga një perspektivë e mos të qenit shumë i afërt me UÇK-në por me krahun pacifist, e bën edhe më të besueshëm rrëfimin e tij,
Tutje deputeti Behrami thotë se pozita që Hill ka pasur, njerëzit që ka takuar dhe vendet ku ka qëndruar, e bëjnë atë si dëshmitarin më të besueshëm të mbrojtjes.
“Hill flet edhe nga një perspektivë që s’ka qenë shumë i afërt me UÇK-në. Kjo e bën edhe më të besueshëm rrëfimin e tij. Posti që ka mbjat, akterët që ka takuar, vendet që ka qëndru, e bëjnë Hillin si dëshmitarin më kredibil të mbrojtjes”, ka thënë Behrami në T7.
“Kurrë më lehtë një panel gjyqësor s’e ka pasur që të merr verdikt lirues sesa tani”, ka shtuar ai.