Sot, temperaturat deri në 17 gradë
Aktuale
November 16, 2025 - 07:54
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar se sot në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht me diell, shkruan Zeri.info.
Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të arrijnë në 14 e 17 gradë celsius.
Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1 deri në 3 metra për sekondë. /Zëri
Më poshtë ju sjellim grafikën me temperaturat minimale dhe maksimale në qytetet kryesore të vendit:
