PDK: Në Mitrovicë, vetëm rivotimi u bën drejtësi qytetarëve
Foto: Laura Hasani

PDK: Në Mitrovicë, vetëm rivotimi u bën drejtësi qytetarëve

Aktuale November 16, 2025 - 14:02

Pasi që e dorëzuan në Gjykatën Supreme ankesën ndaj vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka ritheksuar se në Mitrovicë, vetëm rivotimi do të mund të sjell drejtësi, shkruan “Zeri.info”.

“PDK vlerëson se vendimi i PZAP është i gabuar dhe nuk pasqyron realitetin e parregullsive të evidentuara në qendrat e votimit në këtë komunë. Provat e paraqitura tregojnë qartë se procesi është cenuar dhe se vullneti i qytetarëve është ndryshuar. Me kërkesën drejtuar Gjykatës Supreme, PDK kërkon shqyrtim të plotë të çështjes dhe marrjen e një vendimi që garanton integritetin e procesit zgjedhor dhe respektimin e votës së qytetarëve të Mitrovicës”, thuhet në njoftimin e PDK-së.

Njoftimi i plotë i PDK-së, pa ndërhyrje:

PDK dorëzon ankesë në Gjykatën Supreme ndaj vendimit të PZAP për mos-përsëritje të votimit në Mitrovicë

Sot, Partia Demokratike e Kosovës ka dorëzuar përmes postës zyrtare ankesën në Gjykatën Supreme të Republikës së Kosovës, duke kundërshtuar vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), i cili refuzoi kërkesën për përsëritjen e votimit në Mitrovicë.

PDK vlerëson se vendimi i PZAP është i gabuar dhe nuk pasqyron realitetin e parregullsive të evidentuara në qendrat e votimit në këtë komunë. Provat e paraqitura tregojnë qartë se procesi është cenuar dhe se vullneti i qytetarëve është ndryshuar.

Me kërkesën drejtuar Gjykatës Supreme, PDK kërkon shqyrtim të plotë të çështjes dhe marrjen e një vendimi që garanton integritetin e procesit zgjedhor dhe respektimin e votës së qytetarëve të Mitrovicës.

Partia Demokratike e Kosovës thekson se do të vazhdojë me vendosmëri rrugën ligjore deri në sqarimin dhe korrigjimin e çdo parregullsie, duke mbrojtur votën e lirë dhe proceset demokratike në vend

Në Mitrovicë, vetëm rivotimi u bën drejtësi qytetarëve.

Në këtë drejtim, PDK nuk do të ndalet!. /Zëri