Osmani uron Shqipërinë për hapjen e kapitujve të negociatave me BE-në
Aktuale
November 17, 2025 - 19:20
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar homologun shqiptar, Bajram Begaj për hapjen e pesë kapitujve të fundit të negociatave me BE-në.
Osmani ka thëë se ky hap sjell qytetarët e Shqipërisë, si dhe rajonin tonë, edhe më pranë Bashkimit Evropian.
“Qytetarët e Kosovës festojnë sot bashkë me ju, teksa vazhdojmë të punojmë pandalur për ta avancuar edhe më tej rrugën e vendit tonë drejt BE-së”, shkroi Osmani. /Zëri