Kryediplomati gjerman në Kosovë, publikohet agjenda e takimit me Osmanin
Shefi i diplomacisë gjermane Johann Wadephul do të qëndrojë sot për vizitë në Kosovë në kuadër të turneut të tij në Ballkanin Perëndimor.
Në Prishtinë ministri gjerman do të pritet nga presidentja Vjosa Osmani.
“Në orën 13:55, Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Johann Wadephul”.
Pas takimit, Osmani dhe Wadephul do t’u adresohen mediave.
“Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit, ndërkaq më pas do të ketë edhe konferencë për media”.
Ministri i Jashtëm gjerman gjatë qëndrimit në vendin tonë do të takohet edhe me kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin.
Udhëtimi i kryediplomatit gjerman në Ballkan ka filluar në Bosnjë dhe Hercegovinë të dielën, ka vazhduar në Mal të Zi, Shqipëri, Serbi me ndalesën e sotme në Kosovë, përpara se të përfundojë në Maqedoninë e Veriut të mërkurën, ka njoftuar Ambasada Gjermane.