Kryediplomati gjerman e takon Kurtin sot në Kuvend
Aktuale
November 18, 2025 - 09:39
Ministri i Jashtëm i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Johann Wadephul, do të vizitojë sot Kosovën.
Zyra e Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar se Wadephul do të takohet me Kurtin në orën 15:35, ndërsa takimi do të mbahet në ndërtesën e Kuvendit, transmeton Zeri.info.
Wadephuli do të takohet edhe me presidenten Vjosa Osmani. /Zëri