Kryeqyteti aktivizon Shtabin Emergjent, pas paralajmërimeve për vërshime

Kryeqyteti aktivizon Shtabin Emergjent, pas paralajmërimeve për vërshime

Aktuale November 18, 2025 - 10:12

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se ka aktivizuar Shtabin Emergjent, me qëllim të menaxhimit të situatës pas paralajmërimeve për vërshime.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga Komuna, ku thuhet se, për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike, reshjeve të dendura të shiut dhe situatës së rënduar në qarkullimin rrugor, kryeqyteti ka aktivizuar Shtabin Emergjent, me qëllim të menaxhimit të situatës dhe garantimin e sigurisë publike.

“Ju lutemi të ndiqni me kujdes udhëzimet zyrtare dhe të shmangni lëvizjet e panevojshme.

Çdo rast emergjent ju lutemi raportoni në Qendrën Operative Emergjente të Kryeqytetit në numrat:

0800 122 33

0800 122 44, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se Komuna e Prishtinës sot ka anuluar edhe procesin mësimor. /Zëri