Clark: Isha i përgatitur për çdo sulm që Serbia mund t’ia bënte Kosovës
Seanca e sotme nis me pyetjet e prokurorit Matt Halling.
Ish-gjenerali suprem i NATO-s, Wesley Clark, gjatë dëshmisë në Hagë tha se gjatë viteve të luftës në Kosovë ishte i përgatitur për çdo sulm që forcat e regjimit serb mund të bënin ndaj popullit kosovar.
“Ne do të bënim çfarëdo që mundnim, për të arritur misionin tonë”, tha Clarku.
Pos të tjerash, ai tha se në Kosovë nuk kishte marrëveshje paqeje deri në shtator të vitit 1999, madje, siç thotë Clarku, një situatë e ngjashme vazhdoi deri në shpalljen e Pavarësisë së vendit në vitin 2008.
“Përgjegjësia ime ishte që ata [forcat serbe] të mos vinin më në Kosovë. Unë duhej të kisha një plan”, tha gjenerali amerikan.
Clarku gjatë dëshmisë thotë se Sllodoban Millosheviq ishte një personazh dinak, por që sipas tij Serbia nuk do të kthehej në Kosovë pas përfundimit të luftës.