Cakolli: Prioritet i Kuvendit mbetet votimi i Qeverisë së re, seancat e tjera rrezikojnë rendin kushtetues
Foto: Laura Hasani

Cakolli: Prioritet i Kuvendit mbetet votimi i Qeverisë së re, seancat e tjera rrezikojnë rendin kushtetues

Aktuale November 18, 2025 - 18:14

Të mërkurën, më 19 nëntor, Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancën për zgjedhjen e Qeverisë së re, e cila do të nisë në orën 14:00. Ndërkaq, në orën 11:00 është thirrur një seancë tjetër me pika të ndryshme të rendit të ditës, përfshirë formimin e komisioneve parlamentare, shqyrtimin e parë të projektligjit për ndarjet buxhetore, miratimin e buxhetit për tri komuna (Prishtinë, Gjilan dhe Zubin Potok), financimin e Radio Televizionit të Kosovës dhe ratifikimin e disa marrëveshjeve ndërkombëtare.Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës vuri theksin te rëndësia e seancës për votimin e qeverisë dhe rreziku që paraqesin seancat e tjera.

“Ka bazë ligjore të ftohet dy seanca. Veç që rendi i gjëra do që të kemi fillimisht seancë për votimin e qeverisë, pastaj çfarëdo seance tjetër. E nisur nga kjo, në çfarëdo seance tjetër, në të cilën nuk ka votimin të qeverisë, është seancë që e cenon vetëm rendin kushtetues. Sepse besoj që prioriteti absoluti, i përcaktuar edhe në mënyrë indirekte përmes aktgjykimeve të Kushtetueses, është që Kuvendi të formojë për formimin e qeverisë dhe që e njëjta të sjellë projektligjin për buxhetin, marrëveshjet ndërkombëtare apo çfarëdo pike tjetër. Nisur nga ky fakt, e që e para ka të bëjë me votimin e atyre projektligjeve tregon që treguese që nuk do të kemi zgjedhje të qeverisë…

Nga aspekti ligjor situata është edhe më problematike, sepse siç e kemi diskutuar tash e sa javë, qeveria ën detyrë nuk ka të drejtë të propozojë dhe miratojë ligj për buxhetin. Së dyti çështja e komisioneve parlamentare që si vendimmarrje ndodh vetëm pas zgjedhjes së qeverisë., kur përcaktohet i pushteteve pozitë-opozitë… ka shumë dilema edhe sa i përket votimit të marrëveshjeve ndërkombëtare”, ka thënë Cakolli./dukagjini