Faton Peci uron Bedri Hamzën për postin e kryetarit të PDK-së, por ka një lutje për të
Foto: Laura Hasani

Faton Peci uron Bedri Hamzën për postin e kryetarit të PDK-së, por ka një lutje për të

Aktuale November 18, 2025 - 18:52

Ish-ministri Faton Peci ka uruar Bedri Hamzën për postin si kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës.

Mirëpo, Peci ka kërkuar nga Hamza që të mos ndërhyjë në protokollin e arkives të komunës së Mitrovicës, raporton Zeri.info.

“E lutja ime publike për ty është kjo: lëri manovrat me abuzime financiare në komunë, për portale me parat e qytetarëve të Mitrovicës. Në këtë periudhë tranzicioni, administratës komunale i bëj thirrje publike: lërini manovrat me subvencione e leje ndërtimore e mbindertimi. Leri nderhyrjet ne protokollin e arkives dhe manipulimin me data. Nuk keni legjitimitet e as legalitet”, u shpreh Peci. /Zëri