As PDK-ja nuk merr pjesë në seancën për buxhetin
Aktuale
November 18, 2025 - 20:12
Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka konfirmuar se pas një mbledhje në grupin palamentar deputetët e këtij subjekti politik, nesër nuk do të marrin pjesë në seancën e thirrur për në orën 11:00.
“Sot kemi pasur mbledhjen e GP bashkë me Kryetarin Hamza, dhe ne nuk do të marrim pjesë në seancën e parë.Para fillimit të seancës do të mbajmë konferencë për shtyp”, tha Çitaku./rtv21