Reshjet e shiut vazhdojnë edhe sot në Kosovë
Foto: Laura Hasani

Reshjet e shiut vazhdojnë edhe sot në Kosovë

Aktuale November 19, 2025 - 07:59

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se edhe sot në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me reshje shiu, shkruan Zeri.info.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2 e 5 gradë Celsius, ndërkaq ato maksimalet do të arrijnë në 9 e 11 gradë Celsius.

Era kryesisht do të fryjë nga jugperëndimi me shpejtësi 1 deri në 5 metra për sekondë.

“Duke u bazuar në të dhënat, modelet dhe vrojtimet e kushteve të përgjithshme hidrometeorologjike në vend dhe rajon, parashihet që gjatë datave 18–19. 11.2025 në vendin tonë të ketë reshje shiu, të cilat në disa zona pritet të jenë të intensitetit të lartë. Këto reshje mund të shkaktojnë vërshime të shpejta në disa lokalitete”, thuhet në njoftimin e IHMK-së. /Zëri

Më poshtë jua sjellim grafikën me temperaturat minimale dhe maksimale për ditën e sotme në qytetet kryesore të vendit:

Image