Mustafa: Amerika s’lejoi që as unë e as Thaçi ta krijonim ushtrinë, meritat i takojnë Haradinajt
Aktuale
November 19, 2025 - 08:17
Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, deklaron se Ramush Haradinaj ka merita të veçanta për krijimin e Ushtrisë, sepse, siç shprehet, SHBA-ja as nuk ka dashur të dëgjojë mbi këtë temë në kohën e tij e të Thaçit.
Mustafa në një intervistë në ATV është shprehur se për çështjen e ushtrisë merita të veçanta ka Haradinaj.
“Ramush Haradinajt duhet të ja di për nder krejt Kosova, as vetë se di si ka arritë t’i bind SHBA-të që të bëhet transformimi në ushtri….S’kanë dashtë të dëgjojnë SHBA e as NATO që ne ta bëjmë ushtrinë pa ndryshim të Kushtetutës…etj.”, tha Mustafa, duke folur për kohën sa ishte në qeverisje ai, por edhe Thaçi.
“Këtë punë e kreu Ramushi dhe ka merita të veçanta për këtë”, u shpreh tutje.