Kurti: Në Kosovë s’ka krizë ekonomike - prandaj s’ka protestë të qytetarëve, por ankesa të opozitarëve
Foto: Laura Hasani

Kurti: Në Kosovë s’ka krizë ekonomike - prandaj s’ka protestë të qytetarëve, por ankesa të opozitarëve

Aktuale November 19, 2025 - 12:23

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka folur edhe sot në Kuvend për, siç ka thënë, rritjen ekonomike, e cila ka ndikuar edhe në rritjen e buxhetit për vitin 2026, i cili është në rendin e ditës së seancës së jashtëzakonshme, që po mbahet sot.

Kurti tha se gjatë qeverisjes së tij rritja ekonomike nuk ka qenë asnjëherë nën 4% dhe sipas tij, kjo është arsyeja pse s’ka pasur protesta të qytetarëve, por vetëm ankesa nga partitë opozitare, transmeton Zeri.info.

“Buxheti i vitit 2026 që ka propozuar Qeveria është i rëndësishëm, sepse duhet që janari t’i gjejë me paga e rritje të merituar që burojnë nga rritja ekonomike. Në Kosovë s’ka krizë ekonomike, rritja ekonomike në çerekun e dytë sivjet ka qenë 4.58% të Bruto Produktit Vendor”.

“Në këto katër vjet sa ishte kryeministër dhe kryeministër në detyrë, asnjëherë rritja ekonomike s’ka qenë nën 4%, prandaj s’ka protesta të qytetarëve, por ankesa të opozitarëve”, tha Kurti gjatë fjalës së tij në Kuvend. /Zëri