“S’është qëndrim politik”, Gruda tregon pse mori pjesë në seancën e buxhetit
Foto: Laura Hasani

“S’është qëndrim politik”, Gruda tregon pse mori pjesë në seancën e buxhetit

Aktuale November 19, 2025 - 14:14

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda ka folur para seancës së sotme ku do të hidhet në votim ekzekutiviti.

Ai tregoi se pse shkoi në seancën që u mbajt nga ora 11:00, e cila ishte për buxhetin.

“Unë shkova për me treguar qëndrimin e PDK-së, nuk është qëndrim politik, është qëndrim i bazuar në Kushtetutë dhe ligj. PDK-ja ma dha besimin me përfaqësuar për arsye se jam jurist”, tha Gruda.

“Është e rëndësishme me kuptuar se edhe pushteti e di që është jokushtetues”, shtoi ai.