Haxhiu kërkon të votohet Konjufca për kryeministër
Foto: Laura Hasani

Haxhiu kërkon të votohet Konjufca për kryeministër

Aktuale November 19, 2025 - 14:18

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu nga LVV-ja, u bëri thirrje partive që mandatin e kaluar ishin në opozitë që të votojnë për qeverinë e udhëhequr nga Glauk Konjufca.

Ajo tha se ish-opozita gjithmonë e ka konsideruar Konjufcën si “figurë unifikuese”, andaj tha se sot është “koha që t’i japin mbështetje”.

Ajo po ashtu kërkoi që partitë e tjera shqiptare të votojnë për ligjet e rëndësishme, siç është çështja e buxhetit të shtetit dhe marrëveshjet ndërkombëtare.