Hamza takon Prattipatin: E vlerësoj mbështetjen e SHBA-së në proceset që po kalon vendi, zgjedhjet rrugë për dalje nga kriza
Foto: Facebook

Hamza takon Prattipatin: E vlerësoj mbështetjen e SHBA-së në proceset që po kalon vendi, zgjedhjet rrugë për dalje nga kriza

Aktuale November 19, 2025 - 14:44

Kryetari i ri i PDK-së, Bedri Hamza, sot është takuar me të ngarkuarën me punë në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati.

Ai ka thënë se PDK-ja është konstruktive dhe do të vazhdojë praktikën e dialogut, bashkëpunimit dhe kompromisit politik.

Hamza thotë se vijat e kuqe të PDK-së janë Kushtetuta dhe ligjet e vendit.

“Sot e nisa angazhimin tim të ri me partnerët strategjikë. SHBA-ja është aleati kryesor i Kosovës dhe takimin e parë e zhvillova me Ambasadoren Anu Prattipati. PDK-ja është konstruktive dhe unë do ta vazhdoj praktikën e dialogut, bashkëpunimit dhe kompromisit politik. Vijat tona të kuqe janë të qarta: Kushtetuta dhe ligjet e vendit. Çdo veprim që i cenon këto është i papranueshëm, prandaj sot nuk morëm pjesë në seancën e parë të Kuvendit”.

Ai ka shtuar se zgjedhjet e reja janë rruga për të dalë nga kriza.

“Zgjedhjet e reja janë rruga për të dalë nga kriza dhe e vlerësoj shumë mbështetjen e SHBA-së në proceset që po kalon vendi. Kosovës i duhet stabiliteti, zhvillimi ekonomik dhe partnerët e saj”.