Emrat e propozuar për ministra në qeverinë “Konjufca”, Basha zëvendësohet me Bislimin
I mandatuari për formimin e qeverisë, Glauk Konjufca, sot ka prezantuar emrat e propozuar për ministra në qeverinë e tij.
Konjufca ka zëvendësuar veten me Albin Kurtin, i cili në tentimin e parë ishte propozuar si zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Jashtëm, ndërsa këtë herë Konjufca ka zëvendësuar Dimal Bashën me Besnik Bislimin, të cilin e ka propozuar si ministër të Infrastrukturës dhe Transportit, transmeton Zeri.info.
Kabineti i propozuar nga Konjufca për qeverinë e re:
Zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Punëve të Jashtme: Albin Kurti
Zëvendëskryeministre e dytë dhe ministre e Drejtësisë: Donika Gërvalla
Zëvendëskryeministër dhe ministër për Çështje të Pakicave: Fikrim Damka
Ministër i Financave dhe Ekonomisë: Hekuran Murati
Ministër për Familje dhe Mirëqenie Sociale: Andin Hoti
Ministër i Mbrojtjes: Ejup Maqedonci
Ministër i Brendshëm: Xhelal Sveçla
Ministër i Administratës Publike dhe Digjitalizimit: Lulzim Jagxhiu
Ministër i Shëndetësisë: Arben Vitia
Ministër i Arsimit dhe Shkencës: Avni Zogiani
Ministër i Kulturës dhe Turizmit: Fatmir Spahiu
Ministër i Sportit dhe Rinisë: Blerim Gashani
Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal: Rasim Demiri
Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor: Fitore Pacolli
Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural: Armend Muja
Ministër i Infrastrukturës dhe Transportit: Besnik Bislimi
Ministre e Tregtisë, Industrisë dhe Integrimeve Evropiane: Mimoza Kusari
Ministre e Energjisë dhe Minierave: Artane Rizvanolli
Ministër për Komunitete dhe Kthim: Nenad Rashiq
Ministër për Zhvillim Rajonal: Sejnur Vejvoda.