Abdixhiku krahason Kurtin me “Don Kishotin”: Çdo mëngjes zgjohet, sheh dhe krijon kundërshtarë
Foto: Laura Hasani

Abdixhiku krahason Kurtin me “Don Kishotin”: Çdo mëngjes zgjohet, sheh dhe krijon kundërshtarë

Aktuale November 19, 2025 - 15:17

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka krahasuar situatën aktuale politike në vend me figurën në letërsi, “Don Kishotin”.

Sipas tij, Albin Kurti, sikur “Don Kishoti”, zgjohet në një botë që e ka krijuar vetë.

Kreu i LDK-së thotë se në këtë botë të Kurtit kundërshtarët imagjinarë të tij po duan që Serbinë ta kthejnë në Kosovë.

Image

“Sot dua t’i drejtohem kësaj salle me një pamje shumë të thjeshtë, por ironikisht dhe fatkeqësisht shumë domethënëse për realitetin tonë politik. Atë të ‘Don Kishotit’, jo si figurë e letërsisë, por si një metaforë politike, sepse për fat të keq, shteti ynë, shoqëria jonë, Republika jonë, nuk po udhëhiqet nga arsyeja, por nga një realitet paralel që sheh vetëm një njeri në vend, Albin Kurti”, tha Abdixhiku.