U.D i Kryprokurorit thërret konferencë të jashtëzakonshme, pasi u intervistua si dëshmitar për Masakrën e Reçakut

U.D i Kryprokurorit thërret konferencë të jashtëzakonshme, pasi u intervistua si dëshmitar për Masakrën e Reçakut

Aktuale November 19, 2025 - 16:01

Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, pasi u intervistua si dëshmitar për Masakrën e Reçakut, do të mbajë konferencë të jashtëzakonshme për media.

Sipas njoftimit të Prokurorisë bëhet e ditur se konferenca do të mbahet në orën 16:00, në objektin e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit dhe vjen pasi u ftua si dëshmitar për Masakrën e Reçakut, raporton Zeri.info.

“Ju njoftojmë se sot, 19 nëntor 2025, duke filluar nga ora 16:00, Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, z. Besim Kelmendi do të mbajë konferencë të jashtëzakonshme për media. Konferenca do të mbahet në objektin e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Rr. Luan Haradinaj, Prishtinë, salla në katin e III-të”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë. /Zëri