Rasti “Thaçi dhe të tjerët” anulohen seancat nëntor-dhjetor
Aktuale
November 19, 2025 - 17:49
Pas përfundimit të Konferencës për Ecurinë e Çështjes sot, Dhomat e Specializuara të Kosovës me seli në Hagë, njoftojnë se të gjitha seancat e caktuara më parë për nëntor dhe dhjetor në gjykimin Thaçi dhe të tjerët janë anuluar dhe janë hequr nga Kalendari i Gjykatës.
"Siç është thënë gjatë Konferencës për Ecurinë e Çështjes, Trupi Gjykues synon të lëshoj një vendim më vonë këtë javë në lidhje me hapat e ardhshëm", thuhet në njoftim.