Xhafer Tahiri jep dorëheqje nga posti i kryetarit të Degës së LDK-së në Vushtrri

Xhafer Tahiri jep dorëheqje nga posti i kryetarit të Degës së LDK-së në Vushtrri

Aktuale November 20, 2025 - 10:17

Ish-kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Vushtrri.

Ai sqaroi se ka dhënë dorëheqje vetëm nga kjo pozitë, kurse do të angazhohet në Kryesinë Qendrore dhe në Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së, raporton Zeri.info.

“Me shumë dashamirësi, reflektim dhe përgjegjësi të thellë politike, kam marrë vendimin të jap dorëheqjen nga detyra e Kryetarit të Degës së LDK-së në Vushtrri”, u shpreh Tahiri ndër tjera.

Tahiri u shpreh se ky hap nuk e ndalon angazhimin e tij politik dhe besimin e tij në LDK-në.

Kujtojmë se Xhafer Tahiri kishte lidhur marrëveshje paszgjedhore me kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje, Sylejman Meholli në zgjedhjet lokale.

Kjo gjë shkaktoi reagime të shumta, sepse LDK-ja kishte deklaruar se nuk e ka dhënë miratimin për këtë marrëveshje. /Zëri