Osmani thotë se Konjufca ishte pak vota larg krijimit të qeverisë
Aktuale
November 20, 2025 - 14:02
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë konferencës së sotme ka dhënë edhe detaje se pse u bind që ta propozonte si mandatar Glauk Konjufcën për ta krijuar qeverinë.
Ajo tha se Konjufca ishte pak vota larg krijimit të Qeverisë, raporton Zeri.info.
Megjithëse ai nuk arriti të merrte votat e nevojshme, Osmani tha se Kushtetuta kërkon që t’i jepet mandati atij ose asaj që i ka gjasat dhe jo garancitë.
“Në takimin me Konjufcën, jam informuar qartë se me kë ka komunikuar dhe unë e kam thënë publikisht se fjala është për deputetë individualë. Ai ka qenë vetëm pak vota larg krijimit të qeverisë dhe Kushtetuta kërkon që t’i jepet mandati atij ose asaj që i ka gjasat dhe jo garancitë”, u shpreh e para e vendit. /Zëri