Rama në Forumin e Zgjerimit falënderon Kos: Shqipëria sjell shpirtin e madh të Evropës në tryezën e BE-së

Rama në Forumin e Zgjerimit falënderon Kos: Shqipëria sjell shpirtin e madh të Evropës në tryezën e BE-së

Aktuale November 20, 2025 - 23:21

Komisioni Evropian organizoi Forumin e Zgjerimit të Bashkimit Europian, ngjarjen e parë të këtij lloji që fokusohet mbi prioritetet e mandatit 2024–2029.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i pranishëm në Bruksel në vijim të agjendës për çeljen e grupkapitullit të fundit të negociatave, ishte pjesë e panelit kryesor të Forumit.

Në fjalën e tij, Rama theksoi rëndësinë jetike të procesit të zgjerimit për Bashkimin Europian, duke e cilësuar atë si një “domosdoshmëri historike” dhe duke propozuar një qasje më të gjërë ndaj konceptit të ribashkimit europian.

“Zgjerimi është e ardhmja e Europës. Më lejoni ta them krejt qartë, në vend që të përdor fjalën zgjerim, të gjejmë një fjalë tjetër: ribashkim,” tha Rama.

Kryeministri falenderoi Komisioneren për Zgjerimin, Marta Kos, për energjinë e re që i dha procesit, duke përshpejtuar negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në vetëm një vit.

Ai nënvizoi kontributin e saj në hapjen e kapitujve të fundit të negociatave, duke e cilësuar si një rezultat të jashtëzakonshëm të punës së saj dhe përkushtimit ndaj rajonit.

Rama gjithashtu garantoi se anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian do t’i sjellë Unionit një frymë të re dhe se vendi i tij është i gatshëm për të marrë pjesë aktive në agjendën europiane.

“Shqipëria sjell në tryezë shpirtin e madh të dukurshëm të Europës, dhe i sjell kurorës së saj një grup tjetër të vogël të çmuar. Jemi plotësisht të përkushtuar, kemi treguar rezultate me reforma dhe nuk do të ndalojmë asnjë çast,” tha Rama.

Ai gjithashtu theksoi se zgjerimi ka sjellë përfitime të mëdha për Bashkimin Europian në çdo rast, duke nënvizuar se integrimi i anëtarëve të rinj ka tejkaluar çdo frikë dhe ka kontribuar në forcimin e demokracisë dhe stabilitetit europian.

Forumi i Zgjerimit do të shërbejë si platformë takimi për profesionistët dhe ekspertët që punojnë mbi prioritetet kryesore të mandatit 2024–2029 të Komisionit Europian dhe për të ndarë përvoja dhe njohuri mbi procesin e zgjerimit