Rama pyetet për raportet me Kurtin: E keni bërë si telenovelë, a e do a se do?

Rama pyetet për raportet me Kurtin: E keni bërë si telenovelë, a e do a se do?

Aktuale November 21, 2025 - 10:12

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i ka cilësuar si telenovela pyetjet për raportet e tij me kryeministrin në detyrë të Kosovës.

Gazetarit të Tëvë1, kur është pyetur për raportet me Kurtin, Rama i është drejtuar duke thënë: “E keni bërë si telenovelë, a e do a se do”.

I pyetur se pse nuk po jep përgjigje më të qartë, Rama shtoi: “Po të përgjigjem, përfundon telenovela”.