Zjarri në një ndërtesë në Pejë, hospitalizohen 13 persona

Zjarri në një ndërtesë në Pejë, hospitalizohen 13 persona

Aktuale November 21, 2025 - 12:42

Një banesë është përfshirë nga zjarri në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Pejës.

Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka thënë se si pasojë e tymit, 13 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore, transmeton Zeri.info.

“7 pacientë po trajtohen në Repartin e Pediatrisë, ndërsa 6 pacientë të tjerë në Emergjencën e Spitalit tonë. Pas trajtimit të nevojshëm mjekësor, gjendja e të gjithë pacientëve është stabile, nën monitorim dhe jashtë rrezikut për jetën dhe pritet të lirohen”, thuhet në njoftimin e Spitalit. /Zëri