Bora e parë në Korçë, zbardhen fshatrat Dardhë e Shtyllë

Bora e parë në Korçë, zbardhen fshatrat Dardhë e Shtyllë

Aktuale November 23, 2025 - 11:00

Gjatë orëve të fundit, në lartësitë mbi 1200 metra në juglindje të vendit janë shënuar reshje bore, të cilat kanë prekur kryesisht zonat malore.

Më të evidentuara janë Maja e Biglës në Dardhë dhe zona e Shtyllës deri në majën e Mashkullores, ku trashësia e borës varion nga 5 deri në 10 centimetra.

Firmat kontraktore të mirëmbajtjes së rrugëve ndodhen në terren dhe po punojnë për pastrimin dhe qarkullueshmërinë e akseve, përfshirë edhe rrugën e Dardhës.

Borë është raportuar në pothuajse të gjitha zonat e thella malore të qarkut, por deri tani nuk evidentohen probleme me qarkullimin rrugor apo situata emergjente. Strukturat përgjegjëse po vijojnë monitorimin e situatës./euronews